Untitled Document

 Temat 
29112014

"Degjova dikë të këndojë një ajet kuranor, por une e kisha degjuar ndryshe nga pejgamberi A.S kështu që e kapa per dore dhe e cova tek i dërguari i Allahut(pasi i tregova per shqetsimin) i dërguari i Allahut tha: Qe të dy keni të drejtë, mos ndryshoni asgje mes jush, pasi kombet para juve ndryshuan(dhe u grindën në vet mesin e tyre) dhe u shuan(nga ndryshimi dhe grindja në gjirin e tyre)"
 
nga Andi K. - Komentet: 0 - Shikime: 204
28112014

"Kushdo që merr gnsl ditën e xhuma, sipas atyre rregullave të larjes nga xhunubi dhe pastaj shkon për namaz në orën e parë (herët), kjo është për të, sikur të ketë bërë kurban një deve (bamirësi për çështjen e Allahut); dhe kushdo që shkon në orën e dytë, kjo është për të, sikur të ketë bërë kurban një ka; dhe kushdo që shkon në orën e tretë, kjo është për të, sikur të ketë bërë kurban një dash me brirë; dhe kushdo që shkon në orën e katërt, kjo është për të sikur të ketë dhënë bamirësi një pulë; dhe kushdo që shkon në orën e pestë, kjo është për të sikur të ketë dhënë bamirësi një vezë, ndërsa...
 
nga Andi K. - Komentet: 0 - Shikime: 191
28112014

"Kush lahet ditën e xhuma dhe pastrohet sa të mundet, pastaj lyen flokët (me vaj, me erë të mirë), ose bëhet me erë të mirë me erën e shtëpisë së vet, pastaj del për të shkuar (për namazin e xhumasë) dhe nuk ndan dy vetë të ulur pranë njëri- tjetrit (në xhami), pastaj fal aq sa i ka bërë detyrim Allahu atij dhe dëgjon në heshtje të plotë kur imami mban fjalën e caktuar, atij, padyshim do t'i falen gjynahet (që ka bërë) nga e xhumaja e fundit deri atë të xhuma." (883)
 
nga Andi K. - Komentet: 0 - Shikime: 128
28112014

"E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut të thotë: " Shpërblimi i veprave varet nga qëllimi që ka pasur çdonjëri dhe gjithsecili do të marrë shpërblim në përputhje me qëllimin që ai ka pasur. Kështu, kushdo që shpërngulet për përfitime të kësaj bote apo për t'u martuar, shtegtimi i tij do të jetë për atë që ai u shpërngul."
 
nga Andi K. - Komentet: 0 - Shikime: 148
28112014

" Sa herë që i Dërguari i Allahut a.s. i urdhëronte muslimanët për të bërë diçka, ai gjithnjë urdhëronte vepra të cilat ishin të lehta për t'u kryer (sipas fuqisë dhe durimit të tyre). Ata i thanë: 'O i Dërguari i Allahut! Ne nuk jemi si ti. Allahu vërtet tashmë t'i ka falur ty gjynahet e shkuara dhe të ardhme/ Nga kjo ai u nxeh derisa e tregoi këtë në fytyrën e tij, pastaj tha: "Nuk ka dyshim se ai që e ka frikë më shumë Allahun dhe që e njeh Atë më mire se të gjithë ju, jam unë'.
 
nga Andi K. - Komentet: 0 - Shikime: 149
 Mbrapsht në krye 
Përdoruesit që po shfletojnë forumin: Asnjë
Moderatorët:Asnjë
Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund të krijoni tema të reja në këtë forum
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
-
Kërce tek: