Untitled Document

Artikujt e ditës>

Kur robi i Allahut merr abdes

Muhamedi salAllahu alejhi ue selem thotë:

"Kur robi i Allahut merr abdes:
-dhe e lan gojën e tij, prej saj bien veprat e këqija.
-Kur ai e shpërlan hundën e tij, prej saj dalin mëkatet.
-Kur ai lan fytyrën, veprat e këqija bien prej saj, derisa dalin dhe nga nënvetullat e tij.
-Kur ai lan duart e tij, veprat e këqija bien prej tyre, derisa dalin nën thonjtë e tij.
-Kur ai e fërkon kokën, blen mëkatet nga koka e tij, derisa dalin edhe nga veshët.
-Kur ai lan këmbët e tij, veprat e këqija bien prej tyre, derisa dalin edhe nga thonjtë e këmbëve.

Pastaj e ecura për në xhami dhe namazi i tij do të jenë shpërblim shtesë për të (mbi shpërblimin e abdesit)." (Shënon Imam Ahmedi, Shuajb Arnauti e vlerëson sahih.)

Burimi: www.mjeksiaislame.com

Si u krijua Adema nga te gjitha ngjyrat e tokes

Njeriu i pare, ademi (alejhi selam) u krijua nga te gjitha ngjyrat e tokes

Nga sahabiu Ebu Musa El-Esharij transmetohet se Pejgamberi alejhis selam ka thene:
"Vertete Allahu i lartesuar e krijoi Ademin alejhis selam nga nje kapje (grusht, marrje) qe e kapi(morri) nga e tere toka; andaj bijte e Ademit dolen simbas llojit te tokes, ka prej tyre te kuq, te zinje, te bardhe, te lehte e te vrazhdte, ne mesin e tyre te keqinje dhe te mire".
E ka permendur Hattabiu (rahimehullah) ne El-Ezleh fq.155. Muhadithi Albani rahimehullah e ka saktesuar ne Sahih Sunen Ebi Davud (4693).

Burimi: www.mjeksiaislame.com

Allahu dëgjon dhe shikon

Argument është fjala e Tij:

"Allahu i ka dëgjuar fjalët e asaj, që diskutoi me ty për burrin e vet dhe iu ankua Atij. Allahu e dëgjoi bisedën tuaj, sepse Ai dëgjon dhe sheh gjithçka."(Muxhadileh 1)

"Sigurisht që Allahu e ka dëgjuar fjalën e atyre të cilët e thanë: "Allahu është i varfër, kurse ne jemi të pasur."(Al Imran 181)

"Vallë, a mos kujtojnë ata se Ne nuk e dëgjojmë fjalët e tyre tinëzare dhe bisedat e tyre të fshehta?

"Pa dyshim, Ne dëgjojmë, ndërsa të dërguarit Tanë (engjëj) që janë pranë tyre, shënojnë."
(Zuhruf 80)

"Unë jam me ju, dëgjoj dhe shoh."(Ta Ha 46)

Burimi: www.mjeksiaislame.com