Untitled Document

Share | .
 

 Njeriu që isht nisur për në Qabe

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
Andi K.

avatar

Postimet : 295

Pikët : 931

Reputacioni : 7

Data e regjistrimit : 06/02/2013

Mosha : 23

Vendbanimi : Tetovë - Maqedoni


MesazhTitulli: Njeriu që isht nisur për në Qabe   Tue Sep 24, 2013 9:17 pm

Është treguar në historinë islame për një njeri të mirë, i cili ishte nisur për në Qabe. Dikush e ndaloi rrugës dhe i tha: “Nëse do të shkosh në Qabe, eja pas meje se do të ta tregoj unë rrugën”.

E futi në disa rrugë të huaja, që ky person nuk i njihte. Atëherë ky person i tha: “O njeri ku po më çon kështu. Jam nisur për në shtëpinë e Zotit, për në Qabe. A e di mirë rrugën”. Por tjetri ia ktheu: “Eja pas meje se unë di disa rrugë të shkurtra”.

E çoi në një luginë të frikshme, atje ku nuk kishte këmbë njeriu. Atëherë kthehet nga ky njeri dhe i thotë: “Sot do të vdesësh, sepse unë do të të vras”.

Ky njeri i tha: “Kij frikë Zotin! Unë jam nisur për në Qabe, prandaj më ler të shkoj”.

Por vrasësi i tha: “E kam vendosur që të të vras, por thuaj dëshirën e fundit”.

Burri i thotë: “Merre pasurinë time e më ler të shkoj në Qabe”. Tjetri ia ktheu: “Pasurinë do të ta marr, por edhe kokën do të ta heq”. Atëherë ky njeri tha: “Më jep kohë dy minuta, sa të fal dy rekate namaz e nuk dua gjë tjetër prej teje”. Tjetri ia ktheu: “Falu, por mos e zgjat shumë”.

Burri filloi namazin, por i harroi të gjitha. Madje harroi edhe suren Fatiha, që e lexonte me dhjetëra herë.

Vetëm një ajet i kujtohej: “Kush është ai që i përgjigjet hallexhiut kur ai ka hall, kush është ai që i a largon të keqen njeriut, kush është ai që ju bën juve mëkëmbës në tokë, a ka Zot tjetër veç Allahut. Sa pak që kujtoheni o njerëz”. (Neml: 62).

Me këtë ajet i fali dy rekate dhe pasi mbaroi namazin, iu drejtua Zotit me këtë lutje: “O Allah, o i Dashur, o i Afërt. O Ti që je Zoti i Arshit të madh, o Ti që bën çfarë dëshiron, më ndihmo, më ndihmo, më ndihmo”.

Pa e mbaruar akoma lutjen, vjen një kalorës i bardhë që e vret hasmin e këtij njeriu. Ky person çuditet dhe thotë: “Kush je ti që vjen e më ndihmon”. Kalorësi përgjigjet: “Unë jam meleku i qiellit të katërt. Kur ti u lute me këto fjalë, kanë krisur qiejt dhe engjëj e tre qiejve kërkuan që të vinin dhe të të ndihmonin ty.

Ndërsa unë i thashë Allahut (xh.sh): “O Zot ma jep mua këtë nder, të shkoj e ta ndihmoj unë këtë njeri” dhe Zoti ma dha mua këtë nder. Kam ardhur nga qielli i katërt për të të ndihmuar ty”.

Kur njeriu dorëzohet totalisht përpara Zotit, shkunden qiejt dhe melekët vijnë me vrap për t`i ardhur në ndihmë njeriut. Zoti na bëftë nga ata njerëz, që gjithmonë e ndjejnë nevojën ndaj Tij.

Shkroi: Fatos ef. Gervalla
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://islamishendrit.forumk.biz
 

Njeriu që isht nisur për në Qabe

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Multimedia :: Tregime Islame-