Untitled Document

Share | .
 

 Vajza e Omer IBN Abdul - Azizit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
Andi K.

avatar

Postimet : 295

Pikët : 931

Reputacioni : 7

Data e regjistrimit : 06/02/2013

Mosha : 23

Vendbanimi : Tetovë - Maqedoni


MesazhTitulli: Vajza e Omer IBN Abdul - Azizit   Tue Sep 24, 2013 9:27 pm

Tregohet se një herë, në një ditë feste të Bajramit, vajza e vogël e Omer ibn Abdul-Azizit hyri tek babai i saj duke qarë. Omeri e pyeti se çka e kishte bërë të qajë, ndërsa vajza iu përgjigj: Të gjithë fëmijët kanë veshur rroba të reja, ndërsa unë edhe pse jamë e bija e udhëheqësit të myslimanëve, kam veshur rroba të vjetra?

Omeri i prekur nga këto fjalë të vajzës, vajti tek financieri i shtetit dhe i kërkoi që t’ia lejonte të merrte rrogën e muajit të ardhshëm. Financieri i tha: A mund të më sigurosh ti se do të jetosh dhe do të punosh muajin e ardhshëm, në mënyrë që ta marrësh rrogën e atij muaji që po e kërkon ta harxhosh tani?!

Kur Omeri u kthye në shtëpi, vajza e pyeti: Çfarë bëre baba? Omeri iu përgjigj: A keni mundësi të duroni, në mënyrë që të hyjmë të gjithë së bashku në Xhenet, apo nëse ju nuk duroni unë do të hyjë në zjarr?

”Do të durojmë baba”, iu përgjigj vajza.

Ah, sikur të ishim të gjithë sikur këta të tre: financieri, Omeri dhe vajza e tij.
Allahu qoftë i kënaqur me ta!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://islamishendrit.forumk.biz
 

Vajza e Omer IBN Abdul - Azizit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Multimedia :: Tregime Islame-