Untitled Document

Share | .
 

 Suretu EL FATIHA

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
Andi K.

avatar

Postimet : 295

Pikët : 931

Reputacioni : 7

Data e regjistrimit : 06/02/2013

Mosha : 24

Vendbanimi : Tetovë - Maqedoni


MesazhTitulli: Suretu EL FATIHA   Fri Sep 27, 2013 8:49 pm

Vizitor Faleminderit që vizituat këtë post! Allahu ju shperbleft!


Me emrin e Allahut, Meshiruesit, Meshirberesit!


  1. Falënderimi i takon vetëm Allahut, Zotit të botëve!
  2. Bamirësit të përgjitshëm, Mëshirbërësit!
  3. Sunduesit ne diten e gjykimit(pergjegjsine-shperblimi)!
  4. Vetem ty te adhurojme dhe vetem te ti ndihme kerkojmë
  5. Udhëzona (përforcona) për në rrugën e drejtë?
  6. Në rrugën e atyre, të cilët i begatove me të mira,
  7. jo në të atyre që kundër veti tërhoqën hidhërimin, e as në të atyre që e humbën veten!



*Allahu është i falënderuar nga vetvetiu.
Hamd i bëhet vetëm Zotit, askujt tjetër në këtë botë, andaj fjala  Hamd më së miri është të mbetet në kuptimin e vet ashtu si e ka thënë Zoti, pse shprehja: falënderim ose lavdërim nuk është adekuate me domethënien e fjalës hamd.Për shprehjen falënderim e kemi në gjuhën arabe shprehjen: shukr, e për shprehjen lavdërim e kemi: m e d - h.Falënderimi ose lavdërimi mund t'i shprehet edhe dikujt tjetër në shenjë mirënjohje, ndërsa hamdi askujt përvec Allahut.
 Fjala: Allah1 është emër i vecantë i Zotit dhe nëpërmjet këtij emri shprehet bindja dhe besimi se vetëm Ai eshte i adhuruar, se vetëm Ai meriton të adhurohet, andaj kur themi Allah, ne , përvec besimit ne Zotin një, shprehim besimin se Atë e adhurojmë dhe e respektojmë. Ai që nuk e adhuron dhe nuk e respekton, ai emrin Allah e shprehë jo realisht.
 "Rabb" do të thotë: Zoti, krijuesi i gjithësisë,, Udhëheqësi, Rregulluesi, Komanduesi, i Gjithfuqishmi etj., Zot i atij që e beson si edhe i atij qe nuk e beson dhe nuk e adhuron.
 Zoti i botërave. Fjala "Aleminë" është shumës i fjales Alem, e fjala Alem do të thotë botë. Me fjalën botërat ndonjëherë ka për qëllim të shprehë kuptimin e përgjithshëm që përfshinë këtë ekzistencë, jetën në varreza - Berzah, botën tjetër. Ndonjëherë shpreh kuptimet: bota shtazore, bota bimore, bota minerale. Përdoret edhe për botën truporefizike e botën shpirtërore. Gjithashtu fjala aleminë ndonjëherë ka kuptimin të vecantë dhe me te shprehet vetëm bota njerzore si në ajetin 47 dhe në ajetin 122 të Bekares dhe në ajetin 96 të Ali Imran.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://islamishendrit.forumk.biz
 

Suretu EL FATIHA

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Multimedia :: Sure nga Kur'ani i madherishem-