Untitled Document

Share | .
 

 Disa udhezime te Pejgamberit salallahu aleji we selem

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
Andi K.

avatar

Postimet : 295

Pikët : 931

Reputacioni : 7

Data e regjistrimit : 06/02/2013

Mosha : 23

Vendbanimi : Tetovë - Maqedoni


MesazhTitulli: Disa udhezime te Pejgamberit salallahu aleji we selem   Sat Sep 28, 2013 12:05 am

Vizitor Faleminderit që vizituat këtë post! Allahu ju shperbleft!

Me emrin e All-llahut të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!

1. Nëse dëshiron të kesh një thesar nga thesaret e Xhennetit, atëherë thuaj: “La haule ue la kuvvete il-la bil-lah –  

Nuk ka ndryshim e as fuqi pa ndihmën e All-llahut.“ (Buhariu: 7386)

2. Nëse dëshiron të të mbillet një palmë në Xhennet, atëherë thuaj: “SubhanAll-llahi-l`Adhim ue bihamdihi –

I Lartësuar qoftë All-llahu Madhështor dhe Atij  i përket falënderimi.” (Tirmidhiu: 3464)

3. Nëse dëshiron që të jetë më mirë për ty se tërë ajo që e shndrit dielli, atëherë thuaj: “SubhanAll-llah, uel-hamdulil-lah, ue la ilahe il-lAll-llah,

uAll-llahu Ekber –  I Lartësuar qoftë All-llahu, çdo falënderim i përket All-llahut, s`ka të adhuruar me meritë përveç All-llahut dhe All-llahu është më i

Madhi.“ (Muslimi: 7022)

4. Nëse dëshiron të të falen mëkatet edhe nëse ato janë sa shkuma e detit, atëherë thuaj: “SubhanAll-llahi ue bihamdihi –

I Lartësuar qoftë All-llahut dhe Atij i përket falënderimi” 100 herë.“(Buhariu: 6405)

5. Nëse dëshiron që të bëjë lutje meleku për ty, atëherë bëj lutje për vëllain tënd në mosprezencë.” (Muslimi: 2732)

6. Nëse dëshiron të ta obligojë All-llahu Xhennetin, atëherë thuaj: “Radijtu bil-lahi rabben, ue bi-l-Islami dinen, ue bi Muhammedin, sal-lAll-llahu `alejhi

ue sel-lem, nebijjen ue resulen –  Jam i kënaqur që All-llahu ështe Zoti im, Feja ime është Islami si dhe Lajmëtari e i Dërguari im është Muhammedi,

lavdërimi dhe bekimi i All-llahut qoftë mbi të."  (Ebu Davudi: 1531) Hadithi hasen. Shih: `Es-Sahihu-l-Musned min edhkari-l-jeumi uel-lejle` el-Adevi, f.211-212.

7. Nëse dëshiron të arrish shpërblimin sikur t`i kesh liruar dhjetë robër, të të shkruhen njëqind të mira, të të fshihen njëqind mëkate dhe të jesh i mbrojtur nga

shejtani, atëherë thuaj: “La ilahe il-lAll-llahu uahdehu la sherike leh, lehu-l-mulku ue lehu-l-hamdu ue huve `ala kul-li shej’in kadir -

Nuk ka të adhuruar tjetër me meritë përveç Allahut, Një dhe i pa rival, Atij i takon sundimi dhe falënderimi. Pa dyshim, Ai është i Fuqishëm për çdo

send.”  (Muslimi: 7018)

8. Nëse dëshiron të të shpëtojë All-llahu nga brengat e Ditës se Kijametit, atëherë lehtësoja atij që të ka borxh ose falja.” (Muslimi: 4083)

9. Nëse dëshiron të arrish shpërblimin sikur t`i kesh liruar katër robër nga bijtë e Ismailit, atëherë thuaj: “La ilahe il-lAll-llahu uahdehu la sherike leh,

lehu-l-mulku ue lehu-l-hamdu ue huve `ala kul-li shej’in kadir -  Nuk ka të adhuruar tjetër me meritë përveç Allahut, Një dhe i pa rival, Atij i takon

sundimi dhe falënderimi. Pa dyshim, Ai është i Fuqishëm për çdo send.”  (Muslimi: 7020)

10. Nëse dëshiron të të shkruhen njëmijë të mira, si dhe të të fshihen njëmijë të këqija, atëherë bëjitesbih  (madhëroje) All-llahut të Madhërishëm njëqind

herë.” (Muslimi: 7027)

11. Nëse dëshiron të të ndërtohet një shtëpi në Xhennet, atëherë fali për hir të All-llahut çdo ditë dymbëdhjetë rekate (namaz) nafile krahas farzeve.

(Muslimi:728)

Shkëputur nga libërthi `El-kunuzu-l-`adhime` i autorit Nasir ibn Abdull-llah ibn Ruhajl el-Fuhejd

Përktheu: Burim Koçinaj
05.12.2011
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://islamishendrit.forumk.biz
 

Disa udhezime te Pejgamberit salallahu aleji we selem

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Islamishendrit :: Të jetuarit MUSLIMAN-