Untitled Document

Share | .
 

 Allahu nuk ia kthen duart bosh robit kur ai i ngre duart drejt Tij

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
Andi K.

avatar

Postimet : 295

Pikët : 931

Reputacioni : 7

Data e regjistrimit : 06/02/2013

Mosha : 23

Vendbanimi : Tetovë - Maqedoni


MesazhTitulli: Allahu nuk ia kthen duart bosh robit kur ai i ngre duart drejt Tij   Tue Oct 01, 2013 9:18 am

Vizitor Faleminderit që vizituat këtë post! Allahu ju shperbleft!

Shejh Muhammed Hassani tregon ngjarjen që ndodhi në afërsi të Qabesë, në të cilën ai personalisht ishte dëshmitar.

Shejhu tregon: "Një ditë isha duke ecur në drejtim të Qabesë, vëmendjen ma tërhoqi njeriu i cili me duar të ngritura i lutej Allahut të Madhërishëm. Sipas veshjes, e dallova se ishte nga Jemeni.
Aq shumë kishte ngritur duart sa që iu shihte e bardha e nënsqetullave. Nuk më kujtohet të kem parë dikë të lutet me aq përkushtim. Kokën dhe duart i kishte ngrit kah qielli, ndërsa buzët dhe shpirti i tij i bënin lutje Krijuesit Fuqiplotë. Zërin e tij e dëgjonin ata që ishin pranë tij. Kur e pashë në këtë gjendje, zemra m’u copëtua. U nisa t’i afrohem dhe të shoh nëse ai ka nevojë për ndihmë, por në momentin e fundit e ndryshova mendjen dhe u ktheva. Nuk desha ta shqetësoj dhe t’ia ndërpres lutjet. I fala pas tij dy rekate, u ula duke e shikuar dhe duke admiruar përkushtimin e tij ndaj lutjes.
U lut për një kohë të gjatë. Duke e shikuar, pranë meje kaloi një vëlla nga Meka. Ishte në të njëjtën gjendje në të cilën isha edhe unë. Duke ecur në drejtim të Qabesë, u kthye kah njeriu dhe e shikoi me habi, iu afrua dhe i dha selam, por njeri nga Jemeni ishte aq i preokupuar me lutje sa që nuk iu përgjigj selamit, duke vazhduar lutjet.
Më pas, vëllai ynë saudit nxori nga xhepi i tij një shumë të caktuar parash dhe ngadalë ia vuri në xhepin njeriut që lutej, e pastaj u largua. Pas një kohë, njeriu i ndali lutjet dhe shikoi në xhepin e tij, i pa paratë, buzëqeshi dhe vazhdoi lutjet duke qarë. Me të përfunduar lutjet, nuk munda të rezistoja, iu afrova dhe i dhash selam, e putha në ballë dhe i thash: "Më vjen keq vëlla, por më duhet të të pyes, cili është shkaku i këtyre lutjeve dhe i kësaj gjendje?"
Njeriu qeshi dhe tha: "Pasha Allahun, kam ardhur këtu, ndërsa gjendjen time nuk e di askush përveç Allahut xh.sh. Wallahi, kurrë nuk e kam pyetur asnjë njeri për ndihmë, kurrë, gjithmonë jam mbështetur në Allahun xh.sh., dhe vetëm prej Tij kam kërkuar! Erdha në shtëpinë e Tij, ta lus për ndihmë dhe dalje nga kjo gjendje, me shpresën se Zoti im nuk do të më lë në baltë. Biri im, pasha Allahun, kohë më parë Zoti im më është përgjigjur mua, dhe lutja ime (dëshira) më është realizuar, pasha Allahun, më ka dhuruar tre herë më shumë se ç’kam kërkuar. "
Vetëm atëherë e kuptova se ky njeri nga Jemeni, kishte pasur probleme të mëdha financiare (ndoshta borxhe, apo diçka tjetër), prandaj i është lutur Allahut që ta shpëtoj nga kjo gjendje e rëndë. Allahu e di sa para i kishte dhënë sauditi, e atë, në atë moment, nuk e ka dërguar askush tjetër pos Allahut, që t’ia plotësoj lutjet e njeriut nga Jemeni.
Zoti në Kur’anin fisnik urdhëron e thotë: " E kur robët e Mi të pyesin ty për Mua, Unë jam afër, i përgjigjem lutjes kur lutësi më lutet, pra për të qenë ata drejt të udhëzuar, le të më përgjigjen ata Mua dhe le të më besojnë Mua. " (El-Bekare, 186)
Ndërsa i Dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, ka thënë: "Vërtet, Zoti juaj, është i ‘turpshëm’ dhe fisnik. ka turp nga robi i Tij që t’ia kthejë duart bosh, kur robi i ngre duart drejt Tij". (Edu Daudi, Ibn Maxhe, shejh Albani ka thënë se hadithi është hasen).
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://islamishendrit.forumk.biz
 

Allahu nuk ia kthen duart bosh robit kur ai i ngre duart drejt Tij

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Multimedia :: Tregime Islame-